Profil profesional
Elsid Sulaj mban pozicionin e Drejtuesit Teknik në klinikën e Fizioterapisë Fizio Point. Delegat i Shqiperisë në World Physiotherapy, Europe Region Ai është ndër brezat e parë të fizioterapistëve të liçensuar në Republikën e Shqipërisë.
Pedagog efektiv prej 10 vitesh në sistemin Universitar, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Fizioterapisë. Me një eksperiencë pune klinike 14 vjeçare, ai mendon se Rehabilitimi Fizioterapeutik është një proçes i domosdoshëm për çdo pacient që dëshiron të ketë një jetë cilësore dhe aktive.
Arsimi dhe kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Fizioterapi, Universiteti Amerikan i Tiranës.
- Infermier i Përgjithshëm i Kualifikuar, Universiteti Ismail Qemali Vlorë.
- Master i Shkencave në Pedagogji Sociale të Specializuar.
- Studime pasuniversitare dhe kurse ekzekutive në Zhvillimin e Karrierës Profesionale, Menaxhim dhe Menaxhim Shëndetësor, Koncepte Bashkëkohore në Organizimin Shëndetësor, Sisteme Shëndetësore, Mikroekonomi dhe Menaxhim Financiar në Shëndetësi.
- E licencuar nga Urdhri i Infermierëve, Licenca Nr. 0114729.
Kontribute kërkimore dhe profesionale
Ai është autor i një sërë artikujsh shkencorë dhe publikimesh kombëtare e rajonale, si dhe merr pjesë në mënyrë aktive në aktivitete shkencore të organizuara nga organizata mjekësore.
Ai kontribuoi në tekstin mësimor universitar. Paaftësia dhe llojet e paaftësisë fizike, ISBN: 978-99456-698-5-5.
Ai është anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Fizioterapisë, si dhe themelues e nismëtar i Shoqatës për Rehabilitimin Fizik të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Ai ka shërbyer si trajner dhe ligjërues për organizata mjekësore në Greqi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Turqi, Bullgari, Rumani dhe Kroaci.
Trajnim i specializuar
Ai ka përfunduar trajnime të avancuara përmes shkollave dhe programeve evropiane në:
- Koncepti Maitland
- Lehtësimi Proprioceptiv Neuromuskular (PNF)
- Neurodinamika
- Rigo Concept